Dy aksidente ajrore brenda pak orësh në Meksikë dhe Brazil, vdesin të gjithë pasagjerët

Të paktën 17 persona humbën jetën në dy aksidente ajrore që ndodhën në një distancë të shkurtër kohore nga njëra-tjetra në Brazil dhe Meksikë.

Ngjarja e parë u regjistrua në Brazil, ku një avion i vogël u përplas në një zonë të banuar në qytetin Gramado, në Rio Grande do Sul.

Të 10 personat që udhëtonin në të humbën jetën, teksa të lënduar pati dhe nga banorët e zonës, pasi në momentin që avioni u përplas goditi një ndërtesë, një shtëpi dhe një dyqan mobiliesh.

Shkaqet e aksidentet janë ende të paqarta.

Ndërkohë, që aksidenti i dytë ajror ndodhi në Meksikë, me një avion Cessna 207 që u rrëzua në një zonë të pyllëzuar në Jalisco.

Sipas raportimeve paraprake të 7 pasagjerët që udhëtonin në të humbën jetën, teka ndërhyrja e ekipit të shpëtimit u vështirësua për shkak të zonës së thepisur dhe të mbuluar me pyje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com