Ngjarja në Vlorë, Policia jep detajet: Dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, trupi do i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore

Një i moshuar, i identifikuar si Bashkim Durmishi, u gjet i pajetë në banesën e tij në Vlorë. Policia në një njoftim paraprak thotë se dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Lidhur me dëmtimet në fytyrë dhe shkakun e vdekjes, Policia bëri të ditur se trupi i 68-vjeçarit do i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.

Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com