Zgjedhjet e 11 majit, Berisha pret ekspertët konservatorë: Do ofrojmë alternativë të re qeverisëse

Në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes liderit të opozitës, Sali Berisha, pjesëtarët e tjerë të saj dhe disa ekspertë amerikanë republikanë dhe konservatorëve britanikë.

Gjatë takimit, Berisha ndau një analizë të plotë të situatës politike në Shqipëri, duke theksuar sipas tij ndërhyrjet e paligjshme të shtetit në procesin zgjedhor, keqpërdorimin e të dhënave personale dhe presionin ndaj votuesve nga pushteti qendror.

“Mbështetja e miqve tanë republikanë dhe konservatorëve britanikë është kyçe për të ndërtuar një fushatë moderne dhe të bazuar në vlera demokratike. Të rinjtë dhe gratë do të jenë në ballë të kësaj përpjekjeje, duke ofruar një alternativë të re përballë një qeverie që ka dështuar në tre mandate duke varfëruar shqiptarët dhe keqqeverisur”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com