U derdhën 80 plumba ndaj tij, Kevin Hajrulla në gjendje të stabilizuar, mësohen detaje të reja nga ngjarja

A2CNN mëson detaje të reja mbi ngjarjen e ndodhur rreth orës 21:30 minuta në lagjen “24 Maji” ku mbeti i plagosur Kevin Hajrulla 30 vjeç dhe Armand Spahiu 35 vjeç, tregtar ky i fruta perimeve.

Prej burimeve të sigurta konfirmohet se Kevin Hajrulla është në gjendje të stabilizuar mjekësore. Nga grupi hetimor konfirmohet se 30-vjeçari ka marrë disa plumba në trup, por plumbat e kanë kapur në pjesën e barkut si dhe në organet gjenitale. Prej plumbave të shumtë dëmtimet në pjesën e barkut dhe tek organet gjenitalë janë të shumta. Vetëm në pjesën e barkut 30-vjeçari ka marrë disa plumba. Problem për shëndetin e tij ka qenë hemorragjia, e cila është ndalur pas futjes në sallë të të riut në spitalin e Vlorës. Fati i tij që në momentet e atentatit është shtrirë në brendësi të makinës duke i shpëtuar 80 plumbave që janë derdhur mbi të. I plagosuri tjetër Armand Spahiu ka marrë një plumb në këmbë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore pas disa orësh ka dalë nga spitali përgjatë mëngjesit të së enjtes.

Zbulohet gjithashtu edhe itinerari i autorëve. Siç mësohet makina e llojit Kia, që i përket autorëve të sulmit, që u gjet e djegur në afërsi të fshatit Panaja, ka ardhur nga brendësia e lagjes 24 Maji. Në kryqëzimin e postës së Çoles ajo ka qenë përballë mjetit të llojit Benz dhe dy persona në vendin e parë të pasagjerit dhe pas tij kanë hapur zjarr drejt automjetit.

Më pas, ata kanë kaluar në rrugën Transballkanike dhe me shpejtësi skëterrë nga ky aks janë futur në autostradën e Vlorës për të djegur makinën. Dyshohet se një tjetër mjet ti ketë ndihmuar autorët të largohen pasi kanë djegur makinën dhe armët e krimit.

Makina rezulton e vjedhur dhe targat gjithashtu të vjedhura që nuk i përkasin atij mjeti. Në atentatin e Hajrullës janë angazhuar edhe persona të tjerë krahas tre autorëve që ishin në brendësi të mjetit Kia. Këta shtetas kanë qenë të pozicionuar në pika kyçe për të komunikuar me autorët e krimit mbi lëvizjet e Kevin Hajrullës deri në mbërritjen e tij në vendin ku u krye krimi. Kanë zgjedhur atë vend pasi aty makinë e të plagosurit Hajrulla nuk kishte mundësi të tjera lëvizje pasi mjeti atentatorëve vinte nga përballë Itinerari është zbuluar nga kamerat e sigurisë në zonë.

Të gjithë personat e shoqëruar në komisariat mes tyre miq, dëshmitarë okular në vendngjarje, që janë marrë në pyetje në komisariat janë lënë të lirë. Dëshmia e rreth 20 personave nuk ka zbuluar ndonjë detaji mbi ngjarjet. Ende nuk janë marrë në pyetje familjarët për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore që ndodhej i plagosuri.

Detaji tjetër mbi ngjarjen është që gëzhoja e 80 në vendin e ngjarjes është gjetur në orën 04:00 të mëngjesit të ditës së enjte pas tezgës ku shiteshin fruta perime ku punonte i plagosuri tjetër Armand Spahiu. Orë të tëra kontrolle nga grupi hetimor për të mbledhur të gjitha gëzhojat që për nga numri duket sikur nuk kishin fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com