Pastruan 11 milionë euro përmes kompanive fiktive, kush janë 2 të arrestuarit në Tiranë

Dy persona u arrestuan nga policia me urdhër të prokurorisë pasi akuzohen se nëpërmjet kompanive fiktive guaskë, kryen transferta bankare me vlerë 11 milionë euro. Në prangat e policisë ranë Arlinda Marku 41-vjeçe dhe Darin Gezdari 34-vjeç.

Dy të ndaluarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Gjibraltar, Maltë, etj. Këto para transferoheshin në Shqipëri në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez.

Marku dhe Gezdari rezultojnë pronarë të kompanive fiktive kryesisht në fushën e konsulencës, por që në të vërtetë vepronin për të kryer transferimin e parave.

Nga hetimi i zhvilluar dhe provat e grumbulluara dyshohet se në këtë skemë mashtrimi janë të përfshirë shtetas të tjerë shqiptarë e të huaj të lidhur me këtë aktivitet kriminal.

Prokuroria thotë se po punohet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com