Berisha kërkon rikthimin e tretë, Bamir Topi: Një retorikë politike e përzier me halucinacion

Kryedemokrati Sali Berisha pas daljen nga masa e arrestit në shtëpi u shpreh se rikthimi më i suksesshëm i tij do të jetë rikthimi i tretë.

Këtë perceptim të tij, ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, e analizon përmes dy mënyra.

E para sipas tij, që të tërheq sa më shumë elektorat, dhe e dyta, një retorikë politike të përzier me halucinacion nga ana e Berishës.

Në analizë dy janë mundësitë teorike, e para është se ai është koshient për atë që thotë dhe qëllimi është që të tërheq sa më shumë njerëz sepse arritja e disa numrave është relative në parlament sepse PD është në atë gjendje, numrat janë mbyllur.

Elementi i dytë është pastaj akoma më i rëndë, nëse ekziston, është faza e halucinacioneve, për një ‘rikthim të tretë’. Është normale për një njeri të dashuruar në misionin e tij politik, shpesh herë flet për mirazhe.

Kjo futet në fazën e halucinacioneve. Të thuash sot në këtë situatë që në po rikthehemi dhe ai kthehet për herë të tretë, për mua është më shumë se sa retorikë politike ose është retorikë politike e përzier me halucinacion.

Këta të tjerët, nuk kanë halucinacione por shfrytëzojnë një moment që arritja më e madhe e tyre, është të mbesin në Parlament”, tha ai në MCN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com