“Fotografohen edhe xhupat për të gjetur vlerën”, Karamuço paralajmëron kontroll pasuror për deputetët: Njëri desh dogji shtëpinë pasi u vuri zjarrin…

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se një nga çështjet që do të ketë risi është kontrolli i pasurisë. Ndërsa foli për punën dhe arritjet e SPAK, eksperti vlerësoi rezultatet pozitive të Prokurorisë së Posaçme. Më tej shtoi se është shfaqur një shqetësim lidhur me kontrollin e pasurisë, duke treguar se sipas tij ky proces po bëhet me më shumë detaje dhe se kanë arritur duke kontrolluar edhe markat e veshjeve.

“Nëse kemi mision për të ndryshuar kushtetutën për emra të veçantë nuk duhet të funksionojë kështu. Është e thjeshtë të bësh ndryshim, por për çfarë do ta bësh këtë ndryshim? Heqja e fjalës pa të drejtë rizgjedhje, ku flitet për drejtuesin, personalizohet direkt për zotin Dumani. Ne flasim sot për të njëjtin emër që po i kërkohet që po mbështetet nga ana e qeverisë amerikane që të ketë edhe një 3-vjeçar tjetër. Një nga çështjet që do ketë rezultat dhe është risi, është edhe kontrolli pasurisë. Sidomos për deputetët po shikohet si i kanë deklaruar dhe çfarë ka në realitet. Janë katër deputetë që janë në hetim sot. Nëse i regjistron pa autor, bën një kontroll të gjithë subjekteve dhe nëse gjen diçka i regjistron me emër. Kontrolli i pasurisë ka vajtur deri në limitet ku fotografohen edhe xhupat rrobat, për të parë sa është vlerë. Ka nga ata që kanë djegur letrat, njëri më thanë përpara disa javësh desh kishte djegur shtëpinë. Janë vënë në vështirësi. Ka një frikë shumë të madhe dhe kjo ka ngritur shumë shqetësim shumë të madh që deri ku do shkojnë dhe kë do godasin?”, tha më tej ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com