Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku pas rrjedhjes së dyshuar të gazit, humbën jetën 47-vjeçari Altin Maksuti dhe 56-vjeçari Vladimir Bengu.
Gazetarja Xhensila Kodra ka bërë të ditur për A2 CNN se shtetasi Altin Maksuti jetonte në Greqi, por ditët e fundit është kthyer në Shqipëri për të bërë disa punime në banesën e tij.
Po ashtu mësohet se sëbashku me kushëririn e tij Vladimir Bengu kanë qënë në gjumë, ndërsa ngrohësja me gaz ka patur rrjedhje, çka ka bërë që të dy të humbin jetën.
Kanë qënë familjarët të cilët kanë njoftuar Policinë duke thënë se nuk lidhen dot me këta persona. Pasi policia ka shpërthyer derën i ka gjetur të dy të vdekur.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.