I vodhi në banesë ish-bashkëshortes 5 milionë lekë, arrestohet polici në Gjirokastër

Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie. Bëhet fjalë për policin e komisariatit të Gjirokastrës, Jaçe Reçka, i cili akuzohet për dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe vjedhje. Ai ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe i ka vjedhur në banesë një valixhe me 5 milionë lekë.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor J. R., me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Gjirokastrës, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja”, “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ish- bashkëshortja ka denoncuar punonjësin e policisë për shkelje të urdhrit të mbrojtjes, duke i vajtur në banesë dhe gjithashtu i ka marrë një valixhe ku ndodheshin një sasi prej 5 milionë lekësh. Pas marrjes së kallëzimit, u kryen veprimet hetimore dhe nga kontrolli në banesën e shtetasit SH. A. (kunati i punonjësit të policisë J. R.) u gjend valixhja dhe një portofol me shumën prej 8 000 Euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

I vodhi në banesë ish-bashkëshortes 5 milionë lekë,

Ndërkohë polici tjetër Llesh Tusha është arrestuar, pasi në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër në “Rrugën e Kombit”.

“Agjencia e Mbikëqyrjes policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor L.T., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mirditë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”. Punonjësi i policisë gjatë drejtimit të mjetit në “Rrugën e Kombit” është përplasur me një automjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit rezultoi pozitiv”.

AMP fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën an****@am*.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com