Të shtëna me armë në Vlorë, dy të plagosur, mes tyre një i mitur! Kush ishte objektivi i atentatit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martës në lagjen “Çole” të qytetit të Vlorës.

Paraprakisht raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur, teksa ende nuk dihet dinamika e ngjarjes.

Objektivi i të shtënave mendohet të jetë 30 vjeçari Kevin Hajrullah, teksa plumbat nuk kanë kursyer dhe një të mitur që shiste fruta-perime në dyqanin e familjes.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com