Analisti Dritan Hila thotë me bindje se, me betimin e presidentit të ri Donald Trump, SHBA nuk ka për të hequr masën non grata të vendosur ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.sali berisha
Hila tha në studion e emisionit “Open” në News 24 nën moderimin e Eni Vasilit se presidenti amerikan nuk ka aq fuqi sa të ndërroje vijën e politikës.
Ai tha se dosja e Berishës u hartua në kohën e mandatit të parë të Trump, dhe se Blinken thjesht e shpalli.
Hila: Jemi katund i humbur për SHBA-në…Mendoj se nuk kanë për ta hequr non gratën. Presidenti amerikan nuk ka aq fuqi sa të ndërroje vijën e politikës. Nuk ka për t’iu hequr. Administrata amerikane është një nga administratat më të mëdha në Botë. DASH ka me mijëra punonjës. Dosja e Berishës u hartua në kohën e mandatit të parë të Trump, Blinken thjesht e shpalli.