Media greke ka zbuluar detaje nga dosja hetimore që coi në arrestimin e 26 personave në Greqi, përfshirë kreun e grupit Edmond Perbasha 44 vjec nga Mirdita, të dyshuar për trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv e zjarr si dhe rrahje.
Nga brenda qelisë, “Mondi” dyshohet se ndiqte live në celularin e tij rrahjet brutale të personave që i kishin borxh. Ata që kishin probleme me grupin e tij, dërgoheshin në zona të shkreta në Ymitto dhe torturoheshin.
Ata rrahën njerëz për një…shikim, dogjën biznese sipas kërkesës, shitën drogë brenda shkollave edhe kur mësimi ishte në proces. Por kur morën vesh për përfshirjen e një emri “më të fortë”, vunë “bishtin në shalë” dhe u larguan.
“Kapini të vegjlit. A pini të zezë? Po. Eja merr numrin tim dhe më telefono, do të të rregulloj”, raportohet t’i thotë një nga anëtarët më të lartë të hierarkisë, një prej tregtarëve kryesorë të drogës në shkolla. Në një bisedë tjetër që kanë bërë mes tyre, trafikanti i kërkon furnitorit t’i sillte drogë edhe gjatë kohës që po zhvillohej mësimi për të furnizuar klientelën e tij.
Drejtuesi i dyshuar i organizatës kriminale, i njohur me pseudonimin “Mondi” , ndërsa ishte i burgosur, jep urdhër që të rrihen disa plazhistë që kishin rrahur të afërmit dhe miqtë e tij.
“Nxirreni me stil nga lokali, nxirrni edhe të tjerët. Më thanë se janë njëzet veta ata dhe q…. Bëj çdo gjë që duhet të bësh. Dhe cfarëdo, dhe çfarëdo që të ndodhë, çfarëdo që të ndodhë, të vijë ndonjë polic… Na tha xhaxhai, kaq. Dakort. Ej dëgjo ç’të them unë, kam bashkëpunim, na tha xhaxhai dhe e bëmë, mirupafshim. Ngcmuan cunat, na tha xhaxhai. Më plasi …, atë që thashë bëni. Ti do jesh jashtë, unë do jem brenda, nuk më intereson. Nëse vijnë policët, na tha xhaxhai, kaq”.
Por në të njëjtën kohë, ndërsa donin ta luanin “të ashpër” dhe të shkaktonin frikë, ata qëndronin… “në një këmbë” nëse zbulonin se me “punën” e tyre kishte mundësi të shqetësonin një emër më të madh në fushën e krimit, dhe ata u tërhoqën.
Tipike është rasti me dy anëtarë të organizatës kriminale të cilët po përgatiteshin të rrihnin dikë që i kishte rreth 30 mijë euro borxh njërit prej “klientëve” të tyre. Por ata mendohen dy herë dhe shprehin dyshime se si lindi borxhi duke thënë se “duhet të mësojnë më shumë për debitorin dhe çdo lidhje që ai mund të ketë me “Taqi shqiptarin” (një ndër emrat më të njohur të krimit shqiptar në Greqi), pasi në një rast të tillë ata nuk do të mund të ndërmerrnin asnjë veprim.
Në total janë arrestuar 26 persona, përfshirë drejtuesin e grupit dhe nipin e tij. Të gjithë janë shtetas shqiptarë e grekë.
Ata janë:
Edmond Perbasha, 44 vjec nga Mirdita
Klajvert Perbasha, 20 vjec nga Mirdita
Mario Kojku, 20 vjec nga Lushnja
Denhendri Kasemi, 22 vjec
Amarildo Hajderasi, 27 vjec
Ilia Shahini, 22 vjec
Evgjenia Lumani, 23 vjec
Plaku, 16 vjec
Për të arritur qëllimet e tyre, organizata kriminale vepronte në dy nëngrupe, me strukturë dhe veprim të veçantë. Nëngrupi i parë përbënte “bërthamën e fortë” të organizatës, duke ndërmarrë si trafikun e lëndëve narkotike ashtu edhe kryerjen e krimeve të rënda që rezultonin në rrezik të konsiderueshëm për jetën e njerëzve dhe shkaktuan dëme të rënda materiale. Në nëngrupin e dytë, anëtarët e tij ishin më të ulët në hierarki dhe ishin aktivë ekskluzivisht dhe çdo ditë në shpërndarjen e lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Athinës Juglindore, konkretisht në Glyfada, Argyroupoli, Elliniko, Voula, Vouliagmeni, Vari, Alimo, Ilioupoli, Koropi, Lagonisi dhe Humnera.
Janë zbardhur disa ngjarje kriminale si sulmi me zjarr në një dyqan të kujdesit shëndetësor, në nëntor 2023 në Marusi, vendosje eksplozivi në qershor 2024 në hyrje të një pallati në Peristeri, rrëmbimi dhe shkaktimi i lëndimit trupor të një personi, në gusht 2024, për borxhin e tij monetar, kërcënime ndaj oficerëve të burgjeve, në gusht 2024, vendosja e eksplozivit në gusht 2024, në një dyqan me interes shëndetësor në Argyroupoli dhe tentativa e vrasjes me armë zjarri dhe thikë ndaj dy personave, në tetor 2024 në Nea Smyrni.
Nga kontrollet e kryera në kuadër të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 155 mijë euro cash, 1 kg kokainë, 32.6 kg marijuanë, 50 pilula ekstazi, 640 gramë MDMA, 16 peshore 23 rende, 5 pistoleta dhe shtatë karikatorë pistolete, 2 armë ajrore me karikatorë, jelek antiplumb, karikator Kallashnikovi me 29 fishekë, rrip fishekësh, 17 thika, grusht hekuri, shufër metalike, 12 makina dhe 9 motoçikleta, një mori pako najloni, fishekzjarre dhe gjeneruesa tymi, anabolike, celularë dhe karta SIM, media të ndryshme të ruajtjes së të dhënave dixhitale, 3 orë dore me vlerë të lartë, laptop, 110 paund britanik, kapele policie dhe 13 bojë spray.