“Vëllai i Martinit ende nuk e di për vrasjen”, Engjell Cani: Videon e sherrit s’e kemi parë akoma! Çantën e djalit e mora, por jo telefonin!

Babai i 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, ka rrëfyer se djali tjetër i tyre ende nuk e di për humbjen e të vëllait.

“Në ditën e varrimit e patëm dërguar te mitë tanë dhe nuk e ka marrë vesh akoma. Asnjëri nuk i tregon dhe rri i heshtur”, rrëfeu Angel Cani, duke theksuar se nuk kanë guxim t’ia thonë të vërtetën edhe pse ai kërkon të vëllanë.

Ai u shpreh se ia dërguar letrën ambasadës së SHBA-së pasi besojnë në “drejtësinë e tyre që kanë të shenjtë demokracinë, duke shpresuar mos na ndihmojnë”.

Angel Cani, në një intervistë për TCH, shtoi se nuk e kanë parë videon e momentit të sherrit ku humbi jetën i biri, teksa theksoi se ka marrë vetëm çantën e tij, por jo telefonin.

Babai i 14-vjeçarit: Vëllai i Martinit ende nuk e di për humbjen e tij. Në ditën e varrimit e patëm dërguar te mitë tanë dhe nuk e ka marrë vesh akoma. Asnjëri nuk i tregon dhe rri i heshtur. Nuk e bëjmë dot, nuk kemi guxim. Diçka po përpiqet të kuptojë, pse nuk vjen Martini babai, është shumë e rëndë. Nuk kam fjalë që ta përshkruar.

Përveç miqve dhe shqiptarëve, nuk ka pasur ofrim tjetër për ndihmë. Jemi shumë të rënduar psikologjikisht. E shkruam letrën sepse besojmë në drejtësinë e tyre që kanë të shenjtë demokracinë, duke shpresuar mos na ndihmojnë.

Nga shkolla e me radhë nuk janë marrë masa. Unë do bëja dorëheqje të moralshme që te dera e shkollës e me radhë zinxhiri.

Jo nuk e kam parë videon. Avokati pret informacione dhe asnjë detaj nuk kemi. Mora çantën e shkollës, akoma nuk kam marrë telefonin. Nusja ime akoma nuk ka marrë veten, i rrinë 4 veta mbi kokë që t’ja humbin sado pak mendjen.

Këtu në shtëpi nuk jetohet më. Dua që Martini të jetë shembull e mburojë për të gjithë Martinat e tjerë. Gofoundme po e drejton nusja e vëllait tim, është doktoreshë atje. Mesazhi im është të kemi sa më shumë harmoni me njerëzit, mos paçin fatin e Martinit. Ai ishte humori jonë, ai ishte drita e syve tanë”- u shpreh babai i Martinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com