“Berisha ‘rron’ me gënjeshtrat për pushtet”, Mërtiri: SHBA kërkon largimin e tij nga PD!

SHBA ka shpallur ‘non grata’ Berishën i cili vazhdon të pretendojë fitoren në zgjedhjet e pranverës.

Ergys Mërtiri u shpreh se SHBA kërkon largimin e Berishës nga PD, kërkesë të cilën ia ka parashtruar edhe Lulzim Bashës gjatë kohës kur ishte kryetar.
Sipas tij, Berisha rron me ‘ gënjeshtra’ për pushtet dhe se do të maksimizojë votat.

“Unë gjykoj që amerikanët bëjnë dallim mes Sali Berishës dhe Partisë Demokratike. Nuk e konceptojnë Partinë Demokratike si pronë të Sali Berishës. Ata Partinë Demokratike e shohin si një forcë që e kanë partner, por jo kreun e saj. Ata hyjnë në negociata me çdo anëtar përveç Sali Berishës dhe kushti ka qenë largimi i Sali Berishës. Me parë e negociuan me Lulzim Bashën tani me anëtarët. Lulzim Basha i shkoi në takim, ai i foli për zgjedhjet dhe i thanë ‘Stop’. Diskutimi ynë është ky. Duhet të heqësh Sali Berishën. Dhe me aktorët e tjerë të Partisë Demokratike i thonë largoni Sali Berishën dhe ne do jemi partnerë, gjithçka që po ndodh sot dhe deklaratat e Sali Berishës janë gënjeshtër.

Me këtë gënjeshtër do të kërkoj optimizëm dhe do të maksimizojë votat. Jo të gjithë ata që janë me Sali Berishën besojnë çfarë thotë ai, disa janë pragmatistë. Ajo që po luan Berisha sot është për situatën paszgjedhore, pasi të humb zgjedhjet duhet të jap dorëheqjen. Do përpiqet të mbajë njerëzit pasi të humb zgjedhjet ata që nuk do marrin funksione do t’i dalin kundër. Ajo që e ka mbajtur deri tani është gënjeshtra e tij që shumë shpejt do të vijmë në pushtet. Nga të gjithë që janë rrotull, Berisha është më i zgjuar. Atij i duhet të prodhojë optimizëm. Loja e tij është të humb me një rezultat jo të thellë që të thotë ja po përmirësohemi ama së shpejti do e mundim me protesta, zgjedhje, do e shtyjë kështu. Gjithçka që bën tani është të maksimizojë sa të mundet. “ – u shpreh Mërtiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com