Misioni shqiptar në NATO, Rama: Privilegj kur shikon këtu potencialin e të rinjve!

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Edi Rama është takuar me ekipin ushtarak dhe civil të Misionit të Shqipërisë në NATO, si edhe me shqiptarët, që punojnë në zyrat qendrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Ai theksoi se ky komunitet fantastik gëzon respektin e të gjithëve dhe e bën Shqipërinë e vogël krenare në një nga qendrat më të mëdha vendimmarrëse të botës. Ai theksoi se është privilegj kur shikon të rinj dhe të reja që janë pjesë e këtij ekipi.

“Këtu në qendrën e NATO kontribuojnë qoftë për misionin e Shqipërisë, qoftë dhe për stafin ndërkombëtar të NATO si pjesë e tij. Kjo është një arsye krenarie, një arsye frymëzimi dhe patjetër është dhe një arsye besimi tek kombi ynë, tek shoqëria jonë dhe tek kapacitete e vendit tonë përmes një gjenerata, që sot është protagonistë në Shqipëri ku ka shkëlqyer në të gjithë procesin për çeljen e negociatave me BE, por edhe jashtë Shqipërisë, ku një sërë prej jush këtu shkëlqeni si pjesë e stafit të NATO ku jeni zgjedhur pa asnjë kushëri, pa asnjë parti, se këtu e vetmja parti që i bashkon të gjithë këto kombe, këto shoqëri, është partia e vlerave të demokracisë, lirisë dhe të një sigurie që garanton këto vlera”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com