Detaje nga operacioni në jug, 15 të shoqëruar nga policia në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë

Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë Vlorë kanë zhvilluar një operacion gjatë natës. Aksioni është shtrirë në disa qytete: Vlorë, Sarandë dhe Delvinë.

Sipas burimeve paraprake, janë shoqëruar rreth 15 persona, të cilët akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Të gjithë personat janë transportuar me furgonë policie drejt Vlorës, ku po merren në pyetje. Detaje të tjera në lidhje me këtë aksion priten në orët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com