Vota e diasporës, Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm drejtuesit politikë socialistë dhe kryetarët e bashkive. Qëllimi i këtij takimi ka qenë raportimi i drejtuesve politikë socialistë për çdo qark që ata drejtojnë për votën e diasporës. Raportohet se ky takim është zhvilluar online.

Ky takim vjen një ditë para mbajtjes së konferencës së tretë ndërqeveritare me BE-në, ku Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar.

Nesër në Bruksel, Shqipëria hap kapitullin 30 për “Marrëdhëniet e jashtme” dhe kapitullin 31 për “Politikën e Jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com