Një banesë në katin e parë të një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele.
Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, mësohet se në banesë jetonte një grua e moshuar e cila është nxjerrë në kohë nga shtëpia nga fqinjët e saj.
Fatmirësisht, e moshuara nuk është lënduar nga flakët apo tymi i dendur, ndërsa banesa ka pësuar dëmtime të shumta në orendi dhe paisje./a.m.