FOTO/Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, mediat greke publikojnë fotot nga vendngjarja

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi ku u vra me plumb në kokë në një atentat Irakli Davella dhe u plagos me armë zjarri Edi Lolo, të dy shqiptarë.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga mediat greke, viktima Irakli Davella ka mbetur i shtrirë në rrugë pranë mjetit të tij, ndërsa aty pranë janë edhe forcat e policisë.

Ndërkohë, në foton më poshtë është momentin kur i plagosuri nga ekzekutimi mafioz, Edi Lolo, dërgohet në spital me ambulancë.

Sipas raportimeve nga Newsbomb.gr, autorët kanë qenë në një makinë dhe kanë qëlluar nga brenda saj, ndërsa policia ka vlerësuar se ata i kishin ndjekur dy shqiptarët para goditjes fatale.

Siç shkruajnë mediat greke, viktima ishte pronari i një lokali në Peristeri, ndërsa raportohet se kishte lidhje me mafien greke, persona që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.

Davella po ashtu gjatë muajve të verës jepte makina me qira në ishujt e Greqisë. Ndërsa i plagosuri edhe ai shtetas shqiptar, kishte mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.

Autorët e krimit ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët sot. Sipas policisë, ky fakt tregon se ata e kishin planifikuar krimin më herët. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh./a.m.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com