Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, identifikohet viktima dhe i plagosuri

Dy shqiptarë kanë rënë pre e një atentati të ndodhur mesditën e kësaj të diele në Athinë jashtë një kafeneje në zonën e Thrakomakedones.

Raportohet se viktima është Irakli Davella nga zona e Sarandës dhe i plagosuri është Edi Lolo.

Mësohet se është hapur zjarr nga një automjet i bardhë i vjedhur në mëngjes në zonën e Patisias në Athinë.

Viktima ka ndërruar jetën në vend, ndërsa i plagosuri është më gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në kokë e bark.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ndërkaq dyshohet edhe për një të plagosur të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com