“Superman challenge” në TikTok – Sfida më e re e stafeve arsimore, prindërve dhe e psikologëve

“Superman challenge” në TikTok është kthyer ne një sfidë për stafin arsimor por dhe të prindërve. Një trend i ri në TikTok, i quajtur Superman Challenge,” po përhapet me shpejtësi mes të rinjve, ndërsa disa versione duken të padëmshme, e të tjera po shkaktojnë dëmtime serioze që kërkojnë ndërhyrjen mjekësore.

Pjesëmarrësit hidhen përpara si Superman, duke pritur që shokët e tyre t’i kapin. Në shumë raste, ata nuk kapen, duke shkaktuar dëmtime te renda si fraktura dhe trauma.

Psikologia Diola Malasi ngre alarmin sidomos tek prindërit që të jenë më kontrollues tek fëmijët e tyre.

“Është një trend i ri i përhapur në rrjete sociale, por ne e shikojmë si fenomen të prekshëm edhe në shoqëri dhe në ambjente ku ne punojmë. Është një fenomen i cili nxit rrezikun e fortë përsa i përket traumave të forta fizike dhe psikologjike që fëmijët kalojnë. Në botë mendohet se ka pasur rreziqe deri në humbje jete të adoleshentëve. Nuk është vonë për tu ndërgjegjësuar në lidhje me këtë trend, për ta ndaluar si fenomen“, shprehet psikologia.

Gjithashtu dhe prindërit në qytetin e Elbasanit ndjehen të frikësuar nga lojërat e ndryshme në aplikacione si TikTok, duke vënë para përgjegjësisë prindërit, të cilët të jenë të kujdesshëm dhe të monitorojnë fëmijët.

Stafi i Drejtorisë Arsimore në Elbasan, lidhur me situatën e krijuar në shkolla dhe gjimnaze ka shpërndarë mesazhe për vëmendje prindërve të cilët të jenë sa më të afërt me fëmijët dhe nga ana tjetër ka ngritur një sërë masash disiplinore brenda ambienteve të shkollave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com