“Erdhi mësuesja e më shpëtoi nga ai djalë”, flet 17-vjeçari që u plagos me thikë në Fier

Zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit që u plagos me biçak nga shoku i klasës së tij mëngjesin e sotëm në ambientet e brendshme të shkollës së mesme “Mustafa Hoxha” në Cakran të Fierit. Djali i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit tregon çfarë ndodhi në 10 minuta para se të niste ora e mësimit.

Sherri kishte nisur për shkak siç thotë adoleshenti, autori, shok klase kishte disa foto të familjarëve të tyre dhe se do i shpërndante nëpër rrjete sociale. Ai tregon se kishte qenë mësuesja që kishte parandaluar një tragjedi të mundshme.

10 minuta para se të futeshim në mësim, ishim tek korridori i klasës, e I themi nëse është e vërtetë që ti ke foto të familjarëve tanë, nëse I ke fshiji. E mbyllet këtu

Ai tha jo ..  telefoni është personal.

U tensionua nga pyetjet e shumta. Ai reagoi duke nxjerrë biçakun

Ai ka gjithmonë mbante me vete biçakun.

Ai ishte në dijeni drejtoria e shkollës?

Nuk e di por di që kur u bë kontrolli e fshehu.

Ai më qëlloi në shpatull dhe në këmbë. U shmanga u futa brenda në klasë mbylla derën, por nuk e mbaja dot mbyllur për shkak të shpatullës. Ai e hapi me thikë në dorë. Erdhi mësuesja e më shpëtoi nga ai djalë. Falë asaj jam këtu”, tha ai në “Report Tv”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com