Trafik armësh dhe kokainë Shqipëri-Kosovë, dalin emrat dhe fotot e disa prej të arrestuarve

Mediat kane siguruar emrat dhe fotot e disa prej personave të arrestuar nga operacioni i përbashkët policor me Shqipërisë dhe Kosovës, ku me ndihmën edhe të Europol-it u shkatërrua një rrjet i trafikimit të armëve dhe lëndëve narkotike.

Valter Osmani, është shtetas i Republikës së Shqipërisë, i arrestuar në Kosovë. Për këtë shkak, Policia e Tiranës kreu kontroll në banesën e tij në Kombinat, ku u sekuestruan një pjesë e armëve.

Gjatë operacionit të zhvilluar në kryeqytet, u arrestuan edhe Endri Papa, 34-vjeç; Aurel Manreka, 28 vjeç; Gersi Llozhi, 22 vjeç; Kleos Muçalliu, 26-vjeç dhe Tonin Shkambi, 53-vjeç.

Trafik armësh dhe kokainë Shqipëri-Kosovë, A2 CNN siguron

Sipas informacioneve Osmani shkonte shpesh në Kosovë për të marrë dhe gjetur armë, të cilat më pas i sillte në Tiranë edhe me bashkëpunëtorë të tjerë me makina dhe autobus. Ai pritet që në vijim të ekstradohet në Tiranë pasi të gjitha provat kundër tij janë gjetur këtu.

Shkëmbimi i armëve me kokainë bëhej në bazë të llojit, nga 25 deri në 30 gramë për pistoleta dhe më shumë për armët më të mëdha. Këta të fundit ishin kryesisht sportive dhe dyshohet se modifikoheshin në Kosovë, por autoritete atje akoma nuk kanë gjetur vendin apo bazën ku kryhej procesi. Hyrja në Kosovë dyshohet se bëhej kontrabandë në kufi nga Turqia dhe më pas niste puna për modifikimin e tyre në armë zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com