Shisnin pronat e yjeve të showbizz-it, tre vëllezërit akuzohen për përdhunimin e dhjetëra grave përgjatë një dekade

Tre vëllezër të njohur për aktivitetin e tyre në tregun e pasurive të paluajtshme janë akuzuar për trafikim seksual në SHBA, pas pretendimeve për drogim, sulm dhe përdhunim të dhjetëra grave gjatë më shumë se një dekade.

Tal dhe Oren Alexander, të njohur për shitjen e pronave luksoze në Nju-Jork dhe Majami, si dhe vëllai i tyre Alon, u arrestuan në Florida dhe do të dërgohen në Nju-Jork për të përballur akuzat, shkruan A2 CNN.

Sipas aktakuzës, vëllezërit përdornin pasurinë e tyre për të joshur gratë me premtime për udhëtime dhe përvoja luksoze. Ata organizonin festa ku, sipas prokurorëve, drogoheshin viktimat duke u futur substanca në pije. Në disa raste, thuhet se viktimat detyroheshin tw kryenin marrwdhwnie, edhe kur refuzonin vazhdimisht. Pas abuzimit, vëllezërit u ofronin grave bileta koncertesh dhe dhurata të tjera luksoze nw kwmbim tw heshtjes.

Avokatja e Oren Alexander, Susan Necheles, deklaroi se klienti i saj është i pafajshëm dhe se provat do ta konfirmojnë këtë. Ndërkohë, avokati i viktimave, David Gottlieb, mirëpriti akuzat dhe përgëzoi gratë që gjetën guximin të flisnin për përvojat e tyre të dhimbshme.

Vëllezërit Alexander, të cilët kanë punuar për gjigantin e pasurive të paluajtshme Douglas Elliman dhe kanë shitur prona për emra të njohur si Kim Kardashian dhe Kanye West, themeluan një kompani të re të quajtur Official në vitin 2022.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com