I dënuar për vjedhje në një banesë, dëbohet nga Italia 20-vjeçari shqiptar

Policia italiane ka urdhëruar dëbimin e një 20 vjeçari shqiptar, të arrestuar më 6 dhjetor të vitit të kaluar për vjedhje banese.

Pasi kishte hyrë në Itali nga kufiri detar i Barit, 29 nëntorin e kaluar, pas vetëm një jave u arrestua nga policia së bashku me dy bashkatdhetarë të tjerë për një vjedhje banese të ndodhur në Bassano Del Grappa.

Pas arrestimit, autoriteti gjyqësor ka urdhëruar që 20-vjeçari të dërgohet në masën paraprake në burgun Treviso.

Të martën e datës 10 dhjetor, pas lirimit, i riu duhej të largohej nga vendi, duke u shoqëruar në kufirin e Trevisos nga efektivët.

Përveç urdhrit të dëbimit, 20 vjeçari ka një ndalim të rihyrjes në të gjithë zonën Shengen për një periudhë pesëvjeçare.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com