Shfrytëzonte 5 vajza për prostitucion në Tiranë, arrestohet 35-vjeçarja nga Azerbajxhani

Një “çerdhe” prostitucioni është shpërbërë në Tiranë, pas një aksioni të policisë, të koduar ‘Escort’, që ka çuar në pranga një 35-vjeçare nga Azerbajxhani.

Uniformat Blu sqarojnë se e reja rekrutonte shtetase te huaja, të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion në kryeqytet, përmes një faqeje eskortash që administronte.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasja A. H., 35 vjeçe, nga Azerbajxhani, banuese në Gjeorgji dhe Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Prostitucioni”.

U proceduan në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni shtetaset G. Ç., 40 vjeçe, K. I., 32 vjeçe, S. E., 26 vjeçe, M. H., 26 vjeçe, A. S., 32 vjeçe, banuese përkohësisht në Tiranë; për shfrytëzim prostitucioni shtetasi D. A., 51 vjeç, banues në Tiranë”, informon policia.

Shtetasja nga Azerbajxhani dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Turqia dhe Azerbajxhani, të cilat i shfrytëzonte për prostitucion dhe i detyronte ta bënin këtë gjë përmes presionit që ushtronte, duke përdorur fotot e publikuara në një faqe online.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com