Pamje të kapura me dron tregojnë objektet më të rëndësishme të kryeqytetit sirian, Damask, pak ditë pas rrëzimit të regjimit të Presidentit Bashar al-Assad.
Kryeministri i përkohshëm i vendit, Mohammed al-Bashir, tha se synimi tani ishte kthimi i miliona sirianëve në atdhe, për të ringritur vendin e tyre.
Rebelët morën kontrollin e Damaskut të dielën e 8 dhjetorit pas një ofensive të shpejtë, duke i dhënë fund luftës 13-vjeçare civile në vend. Me largimin e Assad-it mori fund sundimi i familjes së tij prej gjashtë dekadash në vend.