Një 44-vjeçar peruan, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, u arrestua këtë të martë në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
44-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas një operacioni të ndërmarrë 4 ditë më parë nga policia për goditjen e prostitucionit.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, kapën në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria dhe ndaluan shtetasin peruan të shpallur në kërkim J. G., 44 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
/S.T