Kina do të nxisë rritjen ekonomike nëpërmjet zbatimit të politikave më proaktive financiare dhe monetare gjatë vitit të ardhshëm.
Objektivat dhe detyrat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në vitin 2024 do të realizohen me sukses, u theksua në një mbledhje të nivelit të lartë zhvilluar së fundi, duke kërkuar gjithashtu zbatimin e një politike fiskale më proaktive dhe të një politike monetare relativisht të lirshme vitin e ardhshëm.
Është e nevojshme që të pasurohet dhe të përmirësohet paketa e politikave, të forcohen rregullimet jokonvencionale kundërciklike, të intensifikohet koordinimi i politikave të ndryshme dhe të bëhet rregullimi makro më largpamës, më i saktë e më efektiv, u vu në dukje në mbledhje.
Po ashtu, u theksua që Kina do të rrisë fuqishëm konsumin , do të përmirësojë efikasitetin e investimeve dhe do të zgjerojë kërkesën e brendshme në të gjitha fushat.