Publikohen pamjet jashtë ambienteve të pallatit të sportit “Asllan Rusi” ku 5 adoleshentë u përleshën me njëri-tjetrin pas një ndeshjeje.
Mësohet se një 13-vjeçar ka përfunduar në spital pasi mësohet se është rrahur me rripin e pantallonave, grushte e sende të tjera të forta.
Në video duket momente kur ndërhyjnë punonjësit e policisë, të cilët shoqërojnë në komisariat adoleshentët.
Kujtojmë se konfliktet mes adoleshentëve kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, ku ende e freskët është ngjarja ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani, pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
/S.T