Burgje sekrete të përdorura nga regjimi i Assadit në Siri, 3 mijë $ shpërblim për informacione

Helmetat e Bardha, një grup i mbrojtjes civile në Siri, ka thënë se do të japë një shpërblim prej 3,000 dollarësh (2,350 £) për këdo që ofron informacione që çojnë drejtpërdrejt në identifikimin e burgjeve sekrete të përdorura më parë nga regjimi i Asadit në Siri.

Në një postim në rrjetin social ‘X’, grupi u bën thirrje veçanërisht ish-oficerëve të sigurimit dhe atyre që punojnë në degët e sigurimit dhe i siguroi që identitetet e tyre do të mbeten konfidenciale.

Sipas mediave të huaja, Helmetat e Bardha u kërkojnë gjithashtu familjeve që të mos gërmojnë vetë në burgje, pasi kjo mund të çojë në shkatërrimin e provave fizike të nevojshme për të “mbështetur përpjekjet e drejtësisë”.

Kujtojmë se ditën e djeshme qindra persona u nxorën nga një burg me kushte ç’njerëzore në Damask, mes tyre edhe gra e fëmijë, të cilët regjimi i Assad i kishte burgosur.

Që prej ditës së djeshme, Siria është ç’liruar nga pushteti i diktatorit Assad, i cili luftoi kundër popullit të tij për rreth 11 vite, për të mos e lëshuar pushtetin.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com