Grabitja në ish-Bllok, Policia: Dyshohet se janë vjedhur 300 lekë të reja

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e ndodhur në ish-Bllok. Ngjarje e ndodhur rreth orës 17:10, në një kioskë.

Sipas policisë një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi akoma të papërcaktuar (paraprakisht dyshohet pistoletë lodër), i ka vjedhur rreth 300 lekë të rinj shitëses së kioskës dhe më pas është larguar.

“Më datë 08.12.2024, rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e Ish-Bllokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi akoma të papërcaktuar (paraprakisht dyshohet pistoletë lodër), i ka vjedhur rreth 300 lekë të rinj shitëses së kioskës dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com