Spahiu: Shqipëria e vetmja në botë që në krye të partisë antikomuniste ka një komunist

Kreshnik Spahiu theksoi në Report Tv se lufta për rrëzimin e regjimit komunist u shndërrua në një iluzion, pasi në krye të lëvizjes antikomuniste dhe partive të reja anti-komuniste u vendosën individë me lidhje të forta me komunizmin.

Ai kritikoi ashpër Berishën, Ramën dhe Metën, duke thënë se ata ishin gjithashtu pjesë e strukturave të regjimit të vjetër dhe se ndryshimi ishte vetëm një modernizim i sistemit.

‘Pretenduam se rrëzuam një regjim politik. Në krye të një lëvizje antikomuniste në krye të partisë anti komuniste, u vendos një komunist. E gjithë lufta ishte një iluzion. Të gjithë e kanë kuptuar sepse thjesht u ndryshua nga një parti që polli 3-4 parti të tjera për të luajtur rolin e teatrit politik.

Nuk ka si rrëzohet komunizmi kur 3-4 aktorët e politikës, janë komunist, kanë teserë. Berisha, Rama dhe Meta kanë qenë të lidhur me komunizmin. Është modernizuar, formatizuar. Kjo që ka ndodhur në Shqipëri nuk ka ndodhur në asnjë vend të Evropës. Pati një pakt mes palëve që vazhdon, por aktrohet bukur. Jemi në një situatë komike që duhet të pranojmë realiteti i dekadave ka bërë që të përjetojmë të njëjtën histori’, thekson Spahiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com