22-vjeçari shqiptar Kozma Papa është dërguar nga gjykata britanike me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëatdhetarit të tij.
I riu shqiptar u arrestua në shkurt të këtij viti pasi vrau bashkëatdhetarin e tij Bledi Petraj në Southgate.
Mediat britanike raportojnë se mbrëmjen e 4 shkurtit pas në konflikti fizik mes tyre Papa ka vrarë me thikë 37-vjeçarin.
Më herët dy shqiptarët kishin patur një konflikt të nisur në një kafene, e cila më pas eskaloi në përplasje fizike.
Siaps prokurorit të çështjes dy shqiptarët kanë qenë të pajisur me thika, derisa viktima Bledi Petraj, humbi kontrollin e thikës dhe vrasësi, Kozma Papa e kapi thikën dhe me dy thika në duar, në kohën pasi viktima kishte rënë në tokë e ka goditur 13 herë në mënyre të vazhdueshme viktimën, i cili edhe pse u gjet i gjallë nga ambulanca nuk arriti t’i shpëtojë dot dhe ndërroi jetë pas disa orësh në spital në pasditen e 4 shkurtit të këtij viti.
22-vjeçari Kozma Papa
Autori i vrasjes u kap nga Policia duke u larguar me makinë jashtë Londrës dhe e pranoj vrasjen e kryer.
Hetuesit e Policisë Metropolitane në këtë rast nuk specifikojnë shkakun dhe motivin e vërtetë që çoi në përplasjen fizike që rezultojë me humbjen e jetës së 37-vjeçarit Bledi Petraj me banim në Londër.
Kryededektivi britanik Matheë Goode, thotë: “I shprehim ngushëllimet familjes së Bledit dhe të dashurve të tij që mbajnë zi për vdekjen e tij. Kishim të bënim me një përleshje fizike që përfundoje në një humbje të pakuptimtë të jetës dhe Papa do vuaj një kohë jashtëzakonisht të gjatë me të drejt, prapa hekurave”.
/a.r