“90 njësi të pushtetit vendor”, Propozimi: Të krijohen bashki në zonat rurale për të ndalur shpopullimin

Bashki në zonat rurale për të ndalur shpopullimin. Është ky propozimi që vjen nga ekspertë të pushtetit vendor, një dekadë pas reformës administrative-territoriale.

“Zonat rurale janë shumë të disavantazhuara. Pavarësisht se bashkitë u bënë të mëdha, vëmendja për fshatin, vëmendja për ekonominë rurale… për ato shërbime që ka nevojë fshati si vaditja apo kullimi vijojnë të jenë dobët”, tha Agron Haxhimali, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Bashkive.

Para vitit 2015, Shqipëria kishte në total 373 njësi të qeverisjes vendore, bashki dhe komuna. Sot kërkohet që “harta e pushtetit vendor” të rikthehet ngjashëm me 10 vite më parë.

“Të krijojmë bashki të rretheve duke pasur 36 të tilla. Një tjetër formë me deduksion është ajo e zgjerimit në 90 të numrit të bashkive duke. Disa nga bashkitë shumë të mëdha në territore mund të ndahen në dy”, tha Agron Haxhimali, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Bashkive.

Me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve duke ulur numrin e punonjësve e rrjedhimisht kursyer para, qeveria ndërmori në vitin 2014 reformën “administrative-territoriale.” Zyrtarë nga shumica qeverisëse argumentuan se zbatimi i saj do kursente qindra-milionë euro, para që do të shërbenin për të përmirësuar jetesën e qytetarëve.

“Bashkitë e vogla vijojnë të hasin probleme si në drejtim të burimeve njerëzore, si te sasia dhe cilësia e shërbimeve dhe performanca e tyre në mbledhjen e të ardhurave. 0 vite më parë kishim të njëjtat probleme të artikuluara dhe ndaj shkuam te reforma. Kjo tregon se ajo ka dështuar”, tha Agron Haxhimali, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Bashkive.

Me gjithë hapat para, problem në thuajse 61 njësitë pushtetit vendor mbeten ndryshimet në administratë sa herë që ka rotacion politik në drejtimin e bashkisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com