Përfituan 4 milionë euro duke mashtruar italianët me Call Center-a, arrestohen dy vëllezërit nga Vlora

Dy vëllezërit Alban dhe Shkelzen janë vënë në pranga për mashtrim kompjuterik, gjatë një operacioni të koduar “Double click”.
Vëllezërit, sipas policisë, kanë realizuar fitime rreth 4 000 000 euro, duke mashtruar me Call Center-a, shtetas italianë.

Operacioni, u krye nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kompjuterike dhe nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të një procedimi penal të SPAK-ut.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Double click”.
Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kompjuterike dhe nga Drejtoria e Forcës së Pocaçme Operacionale, në kuadër të një procedimi penal të SPAK-ut.
Akuzohen se kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë, prej të cilit kanë realizuar fitime rreth 4 000 000 euro, arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 shtetas(vëllezër).
Gjatë operacionit “Double click”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Sh. S., 42 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“.
Vijon bashkëpunimi me partnerët italianë, për ekstradimin e 2 shtetasve.”-njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com