Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia në Kurbin.
Në vitin 2018, Bajram Hirdi është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Nga dënimi, shtetasit i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj burgim.
Ndërkaq, gjatë vitit 2016, ai dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kanë kultivuar bimë narkotike, në fshatin Vinjoll dhe në zonat malore përreth.
Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.