Konfiskohen 7 vila në Mullet, 9 persona shpallen fajtorë për ndërtim të paligjshëm

Nëntë persona u shpallën fajtorë për ndërtim të paligjshëm dhe shtatë vila në zonën e Mulletit u konfiskuan me vendim gjykate, raporton A2 CNN.

Pas hetimeve u arrit në përfundimin se të dënuarit kanë konsumuar elementet e veprave penale të parashikuara nga nenet 199/a/3, 186/2, 186/3 në bashkëpunim dhe 300 të Kodit Penal, pasi në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që rezultoi se dokumetacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë.

Të dënuarit janë:

1. Armand Prelezi, arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”;

2. Klevis Bregu, arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”;

3. Manush Teqja, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumenteve”;

4. Florian Zela, i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumenteve”;

5.Abaz Teqja, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumenteve”;

6.Mehmet Durishti, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumenteve”;

7.Tefta Visha, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumenteve”;

8.Dorina Dushku, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”; dhe

9.Arblin Harizi, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumenteve”

Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosverimeve të enteve publike si dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 186/3 dhe 248 të Kodit Penal.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com