GJKKO u heq masën e arrestit, gjashtë pedagogët e “Aleksandër Xhuvanit” rikthehen në detyrë

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion liron nga masa e sigurisë 6 pedagogët e Universitetit ”Aleksandër Xhuvani”, të cilët u arrestuan pak kohë më parë me akuzën e korrupsionit.

Më herët Gjykata e Elbasanit vendosi masën “pezullim nga detyra” për pedagoget dhe vlerësim të paligjshëm të arrestit. Tashmë GJKO vendosi heqjen e masës dhe 6 pedagogët do të kthehen në detyrë.

Ndërkohë mbetet në arrest me burg personi i cili luante rolin e sekserit, dhe bashkëshortja e tij vazhdon të jetë e pezulluar nga detyra.

Emrat e pedagogëve:

Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.

Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.

Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

Edlira Gugu, pedagoge në lëndën: Letërsi për fëmijë (u arrestua disa muaj pas kolegëve).

Pas një hetimi disamujor organi i akuzës shprehet se kishte mbledhur prova që vërtetonin se pedagogët vendosin nota kaluese kundrejt ryshfetit.

Dyshohet se ata kanë shfrytëzuar postin për të ndikuar si tek pranimet e reja ashtu edhe tek nota kaluese e studentëve të mësuesisë.

Lidhja mes pedagogëve dhe studentëve kryhej nga shtetasi Gazmend Hodaj, i cili luante rolin e sekserit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com