14-vjeçari u shtrua në spital pasi konsumoi kanabis, policia procedon dy të rinj në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës nisi procedimin në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 22 vjeç dhe për një shtetas 16 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Ditën e djeshme, 16-vjeçari dyshohet se i ka dhënë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një 14-vjeçari, i cili pas konsumimit të saj është paraqitur në spital, me probleme shëndetësore, ndërsa 22-vjeçari ka qenë prezent gjatë këtij rasti, por nuk ka ndërhyrë dhe as nuk ka kallëzuar në Polici. 14-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar 16-vjeçarit, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com