Në mënyrë të ashpër, por edhe spektakolare, Beppe Grillo ka dashur të komentojë atë që po ndodh si në jetën politike të Italisë, ashtu edhe brenda Lëvizjes “5 Yjet”, partia që dikur qeveri Italinë, e themeluesi i së cilës është ai.
Grillo mori me qira një makinë funerali që përdoret në ceremonitë mortore për të transportuar personat që humbin jetën, u ul në sediljen e shoferit dhe filloi një udhëtim, duke deklaruar se “5 Yjet” ka vdekur.
“Kjo lëvizje ka vdekur, gjeni një simbol të ri, vazhdoni dhe marshoni si të doni. Nga 25% e votave nuk ka mbetur as gjysma”, tha aktori i humorit italian.
Duke iu referuar kreut aktual të Lëvizjes “5 Yje”, ish-kryeministrit Giuseppe Conte, Grillo shtoi: “Ai është si Magjistari i Ozit. Më akuzoi se kam vepruar si epror, ‘superior’”.
Brenda Lëvizjes “5 Yjet” prej javësh po zhvillohet një konflikt i madh, me konfrontim të hapur midis Grillos dhe Contes.
Në një asamble statutore të organizuar nga lideri aktual, shumica e anëtarëve u shprehën dhjetë ditë më parë në favor të heqjes së rolit të Grillos si garantues i rregullave të Lëvizjes.
Në të njëjtën kohë u ndez një “dritë jeshile” për lidhjen e aleancave programore në pika të veçanta me forcat e hapësirës progresive.
Grillo, megjithatë, përsëriti se ai është pronari i ligjshëm i simbolit “5 Yje” dhe kërkoi një përsëritje të votimit. Siç u vendos, votimi i ri online do të zhvillohet nga data 5 deri më 8 dhjetor.
/a.r