Greqi/ Gjendet i pajetë shqiptari në burgun e Malandrinos

Dy të burgosur janë gjetur pa ndjenja në burgun e Malandrinos në Greqi. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar shqiptar dhe një 38-vjeçar grek.
Pas erdhjes së ekipit mjekësor, u konfirmua viktimë 37 vjeçari shqiptar.
Nga ana tjetër 38-vjeçari grek mori shërbimin mjekësor në spitalin Amfisa dhe pas ndihmës së parë u rikthye në qeli.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa priten rezultatet e autopsisë, të cilat do të tregojnë shkaqet e vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com