Muaji tetor i këtij viti ka shënuar një numër prej 142 aksidentesh rrugore, krahasuar me 98 rastet në tetorin e 2023, duke e çuar në 44 më shumë numrin e aksidenteve të ndodhura.
Sërish sa i takon të njëjtës periudhë të një viti më parë, të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë se 90,1 % e rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, shkak edhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, që ka përfshirë grupmoshat nga 25-34 vjeç, dhe që zënë 23,2 % të numrit në total.
Dita e enjte ka rezultuar më fatale, ku ka patur një numër më të lartë të aksidenteve, ndërsa e premtja ka qenë dita më e ulët në numër aksidentesh.
Nga 142 aksidenteve rrugore të ndodhura brenda një muaji në vendin tonë, afro 36 prej tyre kanë ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00,
Kryeqyteti rezulton me numrin me të lartë të aksidenteve rrugore të ndodhura, që shkon në 45, e ndjekur nga Vlora dhe Shkodra me 18 aksidente rrugore secila, ndërsa qyteti që ka 0 është Berati, Korça me dy e ndjekur nga Elbasani dhe Kukësi me 3 aksidente rrugore.
Sipas të njëjtave të dhëna nga INSTAT, statistikat tregojnë se gjatë 10 mujorit të këtij viti mesatarja është 7 aksidente rrugore çdo ditë në totalin prej 1,857 aksidenteve rrugore që u shënuan që në muajin e parë të këtij viti.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rastet janë rritur me 44,9%. Ndërsa vdekshmëria në aksidentet rrugore është 9,7 për 100 aksidente, nga 15,8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
/a.r