Zgjedhjet 2025/ Agron Duka i vë “kufijtë” demokratëve: Ja kushtet që të garojmë bashkë

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU, dhe Agron Duka, kreu i PAA-së, në “Opinion” të gazetares Ola Bruko në News24 kanë folur për situatën politike në vend dhe kërkesën e opozitës për qeveri teknike.

Pavarësisht se nga demokratët artikulohet idea e një qeverie teknike, Agron Duka tha se ajo që kërkohet është një qeveri kujdestare për zgjedhjet, në mënyrë që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë moment ka ndërhyrë Idrizi që ka thënë se ka një dallim mes qeverisë teknike dhe asaj kujdestare për zgjedhjet.

“Qeveri teknike është edhe kjo që kemi sot, kemi njerëz teknikë, të paangazhuar politikisht, pavarësisht se janë vendosur aty nga Partia Socialiste”, tha Idrizi.

Duka u shpreh ka qenë si në krahun e majtë ashtu edhe të djathtë, por si kjo situatë nuk ka qenë asnjëherë vendi.

“Kemi kodin më të shëmtuar zgjedhor, që nuk favorizon aspak partitë e vogla”, tha Duka.

Në këtë kuadër ai foli për për kushtet që ka në bisedimet me PD. “Kërkojmë 1 ose 2 brenda kufirit të mbyllur dhe 1 jashtë këtij kufiri për çdo qark”, u shpreh Duka, sa i takon kandidatëve që synon të ketë në listë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare PAA, nëse do të hyjë në një koalicion me PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com