Rusia po përgatitet për një luftë ushtarake më Perëndimin. Është ky paralajmërimi që ngritur Presidenti i Shërbimit Federal të Inteligjencës, Bruno Kahl.
I pranishëm në një konferencë për zhvillimet në politikën e Jashtme gjemane, zyrtari i lartë i inteligjencës gjermane, bën me dije se, Rusia ka kapacitetin material dhe ushtarak që deri në fund të kësaj dekade të fillojë një luftë totale.
“Rusia po përgatitet për luftë me Perëndimin. Një konfrontim ushtarak po bëhet një rrugë e mundshme veprimi për Kremlinin, forcat e armatosura ruse ndoshta do të kenë personelin dhe kapacitetin material për të kryer një sulm ndaj Perëndimit deri në fund të dekadës. Në rast emergjence, një sulm në shkallë të gjerë ndaj shteteve të NATO-s në Evropë nuk do të pritej”, tha Bruno Kahl, President i Inteligjencës federale gjermane.
Nëse Rusia do të sulmonte ushtarakisht një anëtar të NATO-s dhe shtetet e tjera të NATO-s nuk do ta shihnin këtë si një sulm ndaj të gjithë aleancës – siç përcaktohet në nenin 5 të Kartës së NATO-s – dhe do të reagonin në përputhje me rrethanat, Rusia do ta kishte arritur qëllimin e saj, thekson zyrtari i lartë gjerman.
Kahl përmendi edhe skenarët e mundshëm se si sulmi rus mund të shkatërrojë tërë Europën.
“Do të mjaftonte që Moska të dërgonte “burra të vegjël të gjelbër” në Baltik për të mbrojtur pakicat e supozuara të kërcënuara ruse ose për të kryer “një pastrim të shkurtër territorial” kundër Norvegjisë. Këta janë të gjithë skenarë që më pas mund të shkaktojnë një rast të tillë testi edhe për NATO-n”, shtoi Bruno Kahl.
Kahl parashikon se Rusia do të përpiqej të ndante NATO-n përpara se të fillonte një luftë e mundshme – për shembull duke i bërë vendet anëtare individuale që t’i bashkoheshin anës së saj.
Presidenti rus Vladimir Putin do të “testojë linjat e kuqe të Perëndimit dhe do të përshkallëzohet më tej”, parashikoi Kahl. “Këto janë perspektiva të pakëndshme”, shtoi ai. Kahl gjithashtu pret që Rusia të përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e parakohshme federale në shkurt.