U arrestua për trafikim të miturish dhe pornografi, lirohet mjeku që u martua me 16-vjeçaren

Mjeku kardiolog i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Dervish Hasi, i cili u arrestua në muajin janar të këtij viti, nën akuzën “trafikim i të miturve” dhe “pornografi” është liruar nga burgu.

A2 CNN mëson se 42-vjeçari është liruar nga qelia 8 ditë më parëi. Lajmin e ka konfirmuar për A2 CNN një prej avokatëve të tij, Roland Islami.

Mjeku 42-vjeçar, i cili mbante në banesën e tij tri gra duke argumentuar se ia lejonte besimi i tij fetar, dyshohej se kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur, vetëm 16 vjeç, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

Në kohën kur mjeku u arrestua, dyshohej se vajza e mitur shkonte në shtëpinë e tij 3-4 ditë të javës dhe dyshohej po ashtu se për një periudhë 2-vjeçare mjeku kishte abuzuar seksualisht në mënyrë të rregullt me të.

Por, avokati Islami tha për A2 CNN se gjykimi ka mbaruar dhe mjeku fitoi pafajësinë duke u deklaruar i pafajshëm. Sipas tij ndaj mjekut Hasi nuk ka tashmë asnjë akuzë.

Dervish Hasi përmes avokatit të tij, deklaroi në sallën e gjyqit, gjatë seancës për verifikimin e masës së sigurisë se ka pasur dakordësi edhe nga familja për martesë me 16 vjeçaren dhe se me herët kishte bërë kërkesë në Gjykatën e Tiranës për autorizim për martesë.

“Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo pornografi me gruan time. Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg”, u shprehu 42-vjeçari gjatë seancës së zhvilluar me dyer te mbyllura më 20 Janar.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com