Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar një bazë sekrete amerikane, e cila ndodhet nën akull në Grenlandë.
Baza e braktisur ushtarake amerikane e quajtur “Camp Century”, u krijua gjatë Luftës së Ftohtë.
Kjo bazë sekrete, e cila shërbeu si një magazinim dhe pikënisje raketash bërthamore, tani shtrihet 30 metra nën ujërat e akullta.
Si e zbuloi NASA Camp Century
Zbulimi i NASA-s u bë rastësisht përmes radarëve të saj që skanojnë sipërfaqen e shtresës së akullit të Grenlandës.
“Ne nuk e dinim se çfarë ishte në fillim”, thotë eksperti Chad Green, duke shtuar: “Bazuar në hetimet tona, rezultoi se kishim zbuluar një qytet të harruar të varrosur nën akull”.
“Camp Century” ishte një bazë sekrete ushtarake amerikane nga epoka e Luftës së Ftohtë që ishte pjesë e “Project Iceëorm”.
Raportet e shtypit amerikan shpjegojnë se Project Iceëorm ishte emri i koduar për një projekt sekret amerikan gjatë Luftës së Ftohtë .
Plani përfshinte ndërtimin e një baze raketash balistike me aftësi bërthamore nën shtresën e akullit të Groenlandës.
Rreth 600 raketa balistike ndërkontinentale që synonin Bashkimin Sovjetik ishin planifikuar të vendoseshin në shtresën e akullit të Groenlandës si pjesë e propozimit të ushtrisë amerikane për të ndërtuar një sistem tuneli 3 km.
Ndërtimi i Camp Century filloi në vitin 1959, por baza ushtarake u braktis në vitin 1967 sepse ishte shumë e shtrenjtë dhe e vështirë për të parandaluar shembjen e tunelit në mjedisin gjithnjë në ndryshim për shkak të ndryshimeve klimatike.
Pasi baza u braktis, bora dhe akulli vazhduan të grumbulloheshin dhe strukturat e forta të sitit përfunduan të paktën 30 metra nën sipërfaqe sot. Falë teknologjisë moderne, zyrtarët e agjencisë amerikane të hapësirës kanë gjetur ‘qytetin e ngrirë’.
Ekspertët shpjegojnë se zbulimi i objektit të fshehtë ushtarak të Luftës së Ftohtë ndihmon për të kuptuar më mirë fenomenin e ndryshimeve klimatike.