“Na ndan politika, por jo njerëzillëku! Takime informale me opozitën…”/ Peleshi: Reforma në drejtësi, e paanshme!

Në një intervistë ekskluzive për gazetën TemA, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, flet në lidhje me disa nga temat më të diskutuara në politikën shqiptare, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi raportet mes mazhorancës dhe opozitës, sfidat e reformës në drejtësi dhe domosdoshmërinë për përmirësimin e proceseve demokratike, si vota e diasporës.

Peleshi ndalet fillimisht te dinamika e tensionuar mes dy kampeve politike, duke vënë në dukje se përplasjet e ashpra në publik nuk reflektojnë gjithmonë marrëdhëniet reale jashtë sallës së Kuvendit. Ai pohon se, ndonëse ndarjet ideologjike dhe kursi i partive janë të pashmangshme, ekziston një mirëkuptim i heshtur për të ruajtur lidhjet njerëzore dhe dialogun e shëndetshëm mes deputetëve. “Na ndan politika, por s’ka pse të na ndajë njerzillëku,” thekson Peleshi, duke shtuar se shumë prej kolegëve të tij janë të hapur për takime informale dhe diskutime jashtë kamerave.

Përballë protestave të shpeshta dhe retorikës së fortë të opozitës, sidomos në prag të zgjedhjeve të vitit 2025, Peleshi kritikon qasjen e mobsindjes civile të opozitës që, sipas tij, është metodë e tejkaluar e të bërit politikë. Ai thekson rëndësinë e kthimit në një atmosferë më konstruktive dhe nxit opozitën të heqë dorë nga taktikat e “mosbindjes civile,” duke shprehur besimin se dialogu është rruga e vetme për të ecur përpara.

Një tjetër çështje thelbësore e diskutuar është reforma në drejtësi dhe akuzat nga opozita se drejtësia e re është e instrumentalizuar. Peleshi refuzon idenë se drejtësia po vepron në mënyrë të njëanshme, duke theksuar se hetimet dhe dënimet përfshijnë edhe ish-zyrtarë të qeverisë apo Partisë Socialiste.

Peleshi ndalet edhe te çështja e votës për diasporën, duke e quajtur këtë një prioritet që kërkon bashkëpunim të gjerë mes mazhorancës dhe opozitës. Ai tregon se janë zhvilluar disa takime informale me opozitën në lidhje këtë çështje dhe ka shenja pozitive për të institucionalizuar dialogun, në mënyrë që shqiptarët jashtë vendit të kenë mundësinë të kontribuojnë në procesin zgjedhor. Sipas tij, kjo do të përbënte një hap të rëndësishëm për fuqizimin e demokracisë shqiptare dhe për të ndërtuar ura besimi mes palëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com