Ja si do të ndahet bonusi i fundvitit, Gonxhja: Krenar, është më i madhi ndonjëherë

Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure bonusin e fundvitit.

Ai zbuloi edhe sesi do të jetë i ndarë bonusi për të gjitha kategoritë, shkruan A2.

“Krenarë që sot miratuam në qeveri bonusin e fundvitit, i cili është më i madhi ndonjëherë për të gjithë pensionistët.

Ata me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin këtë fundvit bonusin 150 euro ose 15 mijë lekë, ndërsa ata që janë me pensione mbi 20 mijë lekë përfitojnë bonusin 100 euro ose 10 mijë lekë.

Ndërkohë, invalidët, pensionet familjare gra e burra të ve, fëmijë jetimë, pavarësisht pensionit që kanë, do të marrin të gjithë 150 euro.

Përfshihet në këtë bonus fundviti edhe pensionet e parakohshme të ushtarakëve”, tha ministri Gonxhja.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com