“Kur na bie dera e shtëpisë jemi ende të terrorizuara”, Elsa Lila rrëfen pasojat e arrestimit

Këngëtarja Elsa Lila vendosi që të gjithë arrestimin e saj dhe qëndrimin për 55 ditë në burg ta tregojë në një libër, “Mirë se erdhe në Rebibbia”. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ku ka folur për momentin e arrestimit, diçka që nuk ia uron askujt teksa po fliste për ndarjen me vajzën.

“Momenti i arrestimit dhe ndarja nga vajza kanë qenë aq tragjik sa nuk ia uroj askujt në jetën time. Askujt nuk ia uroj një gjë të tillë”, tha ajo.

Elsa Lila tregoi edhe emocionet kur është ribashkuar me vajzën ndërsa rrëfen edhe pasojat që i ka shkaktuar arrestimi të dyjave.

Blendi FevziuÇfarë të tha kur u ktheve në shtëpi?

Elsa Lila: Nuk kemi folur, jemi përqafuar për rreth një orë dhe kemi bashkuar gjokset me njëra tjetrën dhe thjesht shkëmbenim tik-taket e zemrës. Pas shumë kohë e thyem heshtjen e emocionit.

Blendi Fevziu: Po më pas ke folur me vajzën?

Elsa Lila: Deri dje në mbrëmje para se të nisesha këtu kam folur sepse kur ne na bie dera e shtëpisë jemi ende të terrorizuara. Ajo akoma nuk e ka kaluar traumën e derës ku bie papritur, pa paralajmëruar askush. Në Itali ndodh shpesh sepse është postieri që i bie citofonëve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com